Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, së fundmi në një intervistë ekskluzive si asnjëherë më parë për Revistën SELF, ka folur rreth problemeve me shëndetin mendor që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj.
Ajo publikoi kopertinën e revistës në rrjetin social Instagram, në mbishkrim in e së cilës bëri të ditur se kishte frikë nga stigma kur e realizoi intervistën, por që përsëri donte ta ndante të vërtetën e saj me të gjithë botën.
“U ndjeva nervoz duke e vendosur këtë cover. Asnjëherë nuk kam dashur të gjykohem apo etiketohem si “e çmendur”. Sidomos duke qenë gra në këtë botë, ka pasur njerëz që e kanë përdorur atë kundër meje në shumë mënyra të gabuara. Por ajo që po mësoj është kjo nuk ka të bëjë me mua. Kjo ka të bëjë me atë që një djalë ose një vajzë, një burrë, ose gratë ose një person jo binar, të mos ndjehet i vetmuar kur kalojnë kohë të vështira për shkak të gjendjes së tyre mendore. Ende ekziston një stigmë e lidhur me sëmundjen mendore dhe kujdesin shëndetësor mendor dhe shpresoj se mund të ndihmoj për të bërë një ndryshim të vogël. Faleminderit Revistës SELF”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.
Të shumta ishin komentet përbri kësaj fotografie, me shumë prej fansave që shprehnin mbështetje për artisten shqiptare, duke e komplimentuar për guximin që ka të trajtojë tema të tilla.
Njëra ndër mbështetëset ishte edhe nëna e këngëtares tjetër të famshme botërisht, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora.
Vera, e cila është psikiatre me profesion dhe punon për NHS në Londër, i ka lënë një koment motivues 30-vjeçares në cilësinë e psikiatres, duke e përgëzuar për guximin e treguar.
“Bravo që po e rrit ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe për guximin tënd”, kanë qenë fjalët e Verës.
Bebe Rexha përndryshe ruan një raport shumë të mirë me Rita Orën dhe takohen gjithnjë me njëra-tjetrën në evente të rangut botëror. /Telegrafi/