Nëna e Arthur Melos ka kritikuar Barcelonën për mënyrë se si e ka trajtuar djalin e saj në prag të marrëveshjes me Juventusin.
Katalunasit do të ofrojnë mesfushorin brazilian në këmbim të shërbimeve të Miralem Pjanicit, ndërsa Zonja e Vjetër do të paguajë edhe dhjetë milionë shtesë.
Nëna e Melos ka thënë se Barcelona ka tentuar të gjejë arsye të kota, vetëm që të largojë djalin e saj nga Camp Nou.
“Tani ata kanë filluar të kërkojnë vrima që të largojnë djalin tim nga klubi”, ishte reagimi i Lucia Melos në lidhje me të ardhmen e mesfushorit.
Në mediat spanjolle bëhet e ditur se tashmë kanë filluar të shiten fanellat me emrin e Pjanicit, ndërsa lojtari me fillim të javës së ardhshme do t’i kompletojë testet mjekësore.
Një gjë të tillë pritet të bëjë edhe Arthur Melo, e që ishte kundër kalimit te kampioni i Serie A, mirëpo në fund u bind. /Telegrafi/