Telegrafi

Nën ndikimin e alkoolit, Olta Gixhari puth në buzë Deamishelin dhe e quan Luizin “gomar”

Të martën, aktores Olta Gixhari i është dhënë mundësia që të qëndrojë në suitë dhe të kërkojë një person për ta shoqëruar.

Ajo zgjodhi Deamishelin, me të cilën ka kaluar një natë të gjatë plot diskutime, teksa gjatë festës edhe e kanë tepruar pak me alkoolin.

Në festën e organizuar pas spektaklit kur për banorët lëshuan muzikë dyshja PM dhe Dagz, dy vajzat filluan “ta nxehin” situatën me njëra tjetrën.

Lexo po ashtu Mbi 25 mijë vota, diferencë e madhe në vota mes Oltës dhe Kiaras në sondazhin e Telegrafit

Në një moment ka qenë Dea ajo që i ka puthur këmbën Oltës, gjersa kjo e fundit i ka dhuruar një puthje në buzë. Pranë tyre ishte dhe Keisi, e cila i tha: “Duhet të iki unë tani”, por vajzat e kaluan me të qeshur.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes, Olta nuk la pa komentuar edhe deklaratën e Luizit, i cili u shpreh se do të dalë bashkë me Kiarën të shtunën nga Big Brother VIP Albania, nëse publiku e voton për të dalë atë.

“Le të rrijë me Kiarën tani se na çau b****. Na mërizti tani, Kiara Kiara. Tani jemi në një garë, çfarë ke që bën kështu? Okej rri se dal unë se nuk më plas fare, iki në Bali aty e s’më plas fare”, ka thënë aktorja durrsake teksa ka qenë pak nën ndikimin e alkoolit.

Ndërsa në një moment gjatë natës, Olta e ka quajtur edhe “gomar” Luizin, ndonëse produksioni i ka paralajmëruar banorëtqë t’i ndalin ofendimet. /Telegrafi/