Forcat ukrainase kanë publikuar disa pamje që duket se tregojnë shkatërrimin pothuajse total të një kolone të madhe të makinerisë ruse në Novomykhailivka, Donetsk.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Brigada e 79-të e sulmit ajror publikoi një video përmbledhëse që dukej se përshkruante rreth 23 automjete të blinduara dhe tanke ruse duke u shkatërruar – në një rruge fshati.
Dhe trupat ukrainase i referohen zonës si “rruga e vdekjes” për shkak të humbjeve të vazhdueshme të Rusisë në rajon.
Soldiers from the 79th Air Assault Brigade continue to destroy enemy armored equipment near Novomykhailivka. pic.twitter.com/dEUEDkXJTB
— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 27, 2024
Ndërkohë imazhe të tjera duket se tregojnë ushtarë rusë që përpiqen të shpëtojnë nga goditjet e dronëve, duke u kapur nga tanket e tyre dhe duke u fshehur pas sasive të dheut – por që goditen përsëri.
Brigada thotë se sulmet u kryen duke përdorur zjarr artilerie, sisteme raketore antitank, dhe fluturake pa pilot.
Business Insider thekson se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pamjet, të cilën i shpërndau edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Ndryshe, Novomykhailivka ka qenë një “pikë e madhe” konflikti midis Rusisë dhe trupave ukrainase në Donbas.
Are FPV drones effective on a battlefield?
The warriors from the 72nd Mechanized Brigade, with the help of drones, turned a convoy of russian tanks and IFVs into a scrap metal army. pic.twitter.com/z62aeqJA4f— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 1, 2024
Forcat ruse filluan sulmet nga lindja e fshatit në dhjetor, u drejtuan në jug në janar dhe u kthyen në lindje në shkurt.
Ndërkohë në fund të janarit, një video e publikuar nga Brigada e 72-të e Mekanizuar e Ukrainës dukej se tregonte dronët ukrainas duke goditur 11 tanke dhe automjete të blinduara në të njëjtën rrugë. /Telegrafi/