Në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.
“Më, 19.12.2020 rreth orës 05:45, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK)-Hyrje nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur: R.T., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili në dokumente që ua prezanton policisë kufitare, kishte futur 50 (pesëdhjetë) euro”m thuhet në njftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit, zyrtari policor ka kërkuar të dijë pse janë këto të holla në dokumente dhe i dyshuari kërkon të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T., kurse parat janë ‘për nga një kafe’. Gjatë kontrollit në sistem, policia vëren se D.T., kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor PKK Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti “dhënie e ryshfetit”.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, kurse pasaporta dhe kartëmonedha prej 50 euro, janë konfiskuar.
I dyshuari është urdhëruar që më, 21.12.2020, të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit. /Telegrafi/