Telegrafi

Në Turqi çuditen me kartonin e kuq të Hadergjonajt, e krahasojnë me një ndërhyrje të tmerrshme në derbin Fenerbahce – Besiktas

Java e 11-të në elitën e futbollit turk ka nisur me derbin e Stambollit mes Besiktasit dhe Kasimpasas.

Skuadra vendase ka fituar me rezultat të pastër 3-0 përballë Kasimpasas ku aktivizohen dy futbollistët nga Kosova, Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku.

Megjithatë ajo që ka bërë bujë të madhe në Turqi është përjashtimi i Hadergjonajt me karton të kuq nga kjo sfidë.

Mbrojtësi i Kosovë shkaktoi një ndërhyrje të palejueshme duke penguar një kundërsulm të vendasve dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Hadergjonaj e lëshoi fushën i nervozuar, teksa edhe në mediat turke është vlerësuar si vendim i ngutshëm nga gjyqtari kryesor i kësaj sfide.

Teksa tani në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa video se si për një ndërhyrje të lehtë, Hadergjonaj është përjashtuar.

Ata kanë publikuar pamjet e një ndërhyrje të tmerrshme të mesfushorit të Besiktasit, Josef ndaj Lemos, por përkundër që ishte ndërhyrje tejet e ashpër gjyqtari e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.

Sigurisht që janë dy ndërhyrje krejtësisht të ndryshme, pasi ajo e Hadergjonajt është shumë e butë në krahasim me të Josef që ishte ndërhyrje e ashpër dhe rrezikoi kundërshtarin. /Telegrafi/