Telegrafi

Në tentativë për t’u arratisur nga Shqipëria, arrestohet autori i vrasjes në Krujë

Foto: Ilustrim

Gjatë orëve të para të së premtes u arrestua në tentativë për të kaluar kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, Klodian Keqi, autor i dyshuar i vrasjes së 55-vjeçarit, Luan Hushi.

Në momentet e arrestimit, Keqit nuk i është gjetur armë, ndërkohë vijon puna për kërkimin e kallashnikovit që kreu vrasjen e bashkëfshatarit të tij.

Lexo po ashtu Vrasje me armë zjarri në Krujë, policia në kërkim të autorit

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 gushtit, në fshatin Zgërdhesh të Krujës, në një zonë të pyllëzuar.

Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflik banal për prerjen e druve në pyll.

Megjithëse u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, 55-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. /Euronews Albania/