Site icon Telegrafi

Në Surkish të Podujevës konfiskohen aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Surkish të Podujevës ka konfiskuar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në fshatin Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, , transmeton Telegrafi.

‘Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Qeveria: Prodhimi i një kriptovalute harxhon energji elektrike sa 19 shtëpi

Ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vendin tonë, për shkak të krizës energjetike.

Lidhur me këtë vendim, Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur më 4 janar 2022, se do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës për shkak të krizës energjetike. /Telegrafi/

Exit mobile version