Në Shkup është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e linjës lidhëse të furnizimit me gaz Shtip – Nea Mesemvria, me një gjatësi prej 160 kilometër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazsjellësi do të jetë me një diametër prej 700 milimetërve, trysni pune prej 54 deri 65 bar, si edhe me një kapacitet furnizues vjetor prej 1 miliard metër kub gaz natyror.
Në lidhje me zbatimin e memorandumit, do të krijohen dy grupe pune të cilat duhet të bashkëpunojnë ngushtë, të përgatitin studimin e fizibilitetit, që më pastaj të bëhet projektimi dhe ndërtimi i gazsjellësit.
Memorandumi është nënshkruar nga Resurset energjetike të Maqedonisë – REM dhe operatorit grek për furnizim me gaz DESFA./Telegrafi/