Telegrafi

Në Samitin e NATO-s do të diskutohet anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se përpara samitit të NATO-s në Washington më 9-11 korrik, aleatët po diskutojnë dhe zgjidhin shumë çështje lidhur me Ukrainën.

Këto komente Stoltenberg i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas një takimi në Washington, transmeton Telegrafi.

Stoltenberg ka ripërsëritur planin e dakorduar nga NATO për të trajnuar dhe ndihmuar Ukrainën në fushën e sigurisë, dhe theksoi se pret njoftim të reja për më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

“Jam i sigurt se kemi gjithashtu një gjuhë që shpreh se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Gjuhë e saktë, pikërisht ajo që ne do të biem dakord është ajo që aleatët po diskutojnë tani midis aleatëve, por besoj se do të kemi një marrëveshje të mirë deri në samit”, tha ai.

Kreu i NATO-s shprehu gjithashtu besimin e tij të fortë sesa më e fortë të jetë mbështetja e NATO-s dhe sa më i besueshëm të jetë angazhimit afatgjatë ndaj Ukrainës, aq më shpejt do të përfundojë lufta.

Më herët, Blinken pati thënë se samiti i NATO-s në Washington duhet të përmbajë “një urë” për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka theksuar se do të ketë ndryshime të rëndësishme sa i përket perspektivës së Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, gjatë takimit të krerëve të NATO-s që do të zhvillohet në Washington. /Telegrafi/