Atletico Madridi fitoi ndaj Celta Vigos me rezultat 2-0 dhe kështu mbajti distancën nga Barcelona në gjashtë pikë, teksa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.
Por, pikët dhe renditja nuk janë lajmi i kësaj ndeshje, janë golat e bukur.
Së pari Antoine Griezmann shënoi një gol fantastik nga gjuajta e lirë në minutën e 42-të, ky ishte goli i 14-të këtë sezon i francezit, por ai ka dhuruar edhe nëntë asistime.
Ylli i shumë kërkuar i Atleticos në minutën e 74 asistoi te Alvaro Morata, ky spanjolli shënoi gjithashtu një gol të bukur.
Kujtojmë se Griezmann kishte refuzuar disa herë Barcelonën në vitin e fundit. /Telegrafi/