Site icon Telegrafi

Në rast largimi të Neymarit, Barcelona transferon Dybalan?

Raportet e medieve në Spanjë thonë se Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me yllin e Juventusit, Paulo Dybala, nëse Neymar largohet.

Sulmuesi brazilian, Neymar aktualisht është subjekt i një largimi të mundshëm nga Camp Nou, me raportet që thonë se Chelsea janë pajtuar për një rekord botëror të transferimit për lojtar, por menaxheri Antonio Conte ka bllokuar momentalisht këtë lëvizje.

Lexo po ashtu Neymar zbulon futbollistin që do ta transferonte nga Liga Premier te Barcelona

Edhe pse Conte nuk duket ta sheh 25-vjeçarin si një nënshkrim prioritar, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë përfolur të jenë të interesuara në nënshkrimin e tij dhe kanë burime financiare që të kalojnë ofertën e Chelseat.

Sipas gazetës së njohur spanjoll, ‘Mundo Deportivo’, kampionët spanjollë mund të shikojnë në Dybalan e Juves si një zëvendësim i mundshëm të yllit brazilian në rast largimi.

Lexo po ashtu E ardhmja me shumë dyshime e Dybalas

23-vjeçari argjentinas po i afrohet fundit të sezonit të tij të dytë me ‘Zonjën e Vjetër’, pasi u bashkua nga Palermo në vitin 2015 dhe thuhet se nuk po bie ujti për kushtet e kontratës së re.

Dybala ka shënuar 14 gola dhe ka bërë shtatë asistime nga 32 ndeshje deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version