BimBimma ka bërë të ditur se mund të bashkëpunojë me një nga kolegët e tij, Cyanide, Elinel apo Buta.
Ai ka pyetur fansat në Facebook se çfarë mendojnë për këto bashkëpunime dhe se cilin prej tyre do ta dëshironin më tepër.
Vlen të theksohet se më së shumti komente ka ngjallur ideja për një bashkëpunim të mundshëm me Elinelin, por as bashkëpunimi i mundshëm me Cyanide nuk ka mbetur shumë prapa.
Edhe më parë ishte paralajmëruar një bashkëpunim ndërmjet Cyanide dhe BimBimma, por që ende nuk është jetësuar një bashkëpunim i tillë.
Me cilin prej tyre do të sjellë bashkëpunimin e ri BimBimma, mbetet të shihet në të ardhmen.