Site icon Telegrafi

Në plan gjenerata e re e BMW M5

Blogu RM Design ka spekuluar se gjenerata e re e BMW M5 mund të lansohet në fund të kësaj dekade.

Dizajnuesit e BMW-së pritet të bëjnë revolucion me 5-Series që pritet të dalë në pjesën e dytë të vitit 2016, që do të thotë se M5 nuk do të ketë deri në fund të vitit 2017 apo në fillim të 2018.

Spekulohet se sedani bavarez për herë të parë në histori do të pajisjet me sistemin xDrive all-wheel, transmeton Koha.net.

Gjenerata e re e M5 pritet të ketë një motor V8 4.4-litra që do të arrijë 626 kuaj fuqi. Gjithë kjo fuqi pritet të vijë nga pakoja e lehtë prej 100 kilogramëve.

Kësaj radhe BMW do të rikthej modelin M5 Touring për të rivalizuar Audi RS6 Avant dhe Mercedes-Benz E63 AMG Estate.

Exit mobile version