Telegrafi

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Enca dhe Bebe Rexha flasin për një bashkëpunim mes tyre

(Foto: Instagram/enca/beberexha)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe ylli i muzikës sonë, Enca Haxhia, kanë bërë një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në Instagram.

Dy këngëtaret e kanë nisur bashkëbisedimet me komplimente ndaj njëra-tjetrës duke folur pjesërisht anglisht e pjesërisht shqip.

Nuk ka munguar edhe mundësia e ardhjes së Bebes në Shqipëri (ka thënë që mund të ndodhë gjatë verës) dhe shoqërimit të dy këngëtareve.

Bebe Rexha (Foto: Instagram/beberexha)

Por, ajo që ka tërhequr vëmendje është biseda mes tyre për një bashkëpunim të mundshëm. Derisa Bebe e pyeste Encën për këngën e re që po përgatit, kjo e fundit i ka thënë se do të dëshironte ta kishte atë në këtë këngë apo ndonjë këngë tjetër.

Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)

Rexha i ka thënë le ta bëjmë dhe ka kërkuar që të jetë një këngë me ritme shqiptare, derisa Enca ka theksuar se do të ishte hiti më i madh. /Telegrafi/