Telegrafi

Në moshën 54-vjeçare, Brendan Fraser merr nominimin e parë për “Oscar” pas 30 vitesh karrierë

Rikthimi i Brendan Fraser në botën e kinemasë është dhurata më e mirë për fansat e filmit.

Që kur bëri bujë me filmin e vitit 2022, “The Whale”, aktori tashmë është nominuar për më shumë çmime sesa kishte në 30 vitet e tij të mëparshme të aktrimit – 61 për të qenë të saktë.

Por tani ai ka marrë atë që është ndoshta është më i lakmuari nga të gjithë, një nominim për “Oscar”.

Brendan Fraser (Foto: Jim Spellman/WireImage)

Aktori amerikano-kanadez arriti fillimisht një karrierë të re, 32 vjet pasi bëri debutimin e tij në kinema me rolin e ‘Bobby McLoughlin’ në filmin “Presumed Guilty”.

Lexo po ashtu Shpallen nominimet për "Oscars 2023"

Siç ishte parashikuar, Fraser u nominua për një “Oscar” në kategorinë ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ për portretizimin e ‘Charliet’, një mësues në mbipeshë dhe i izoluar i anglishtes, në filmin “The Whale”.

Edhe pse aktori apo ekipi i tij nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për nominimin, tashmë e dimë që 54-vjeçari duhet të jetë i mbushur me gëzim.

Brendan Fraser (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Në “Critics Choice Awards 2023”, disa ditë përpara shpalljes së nominimeve për “Oscars”, Fraser u pyet se çfarë do të thoshte për të të nominohej. “Do të thoshte shumë për mua, si çdo aktor tjetër që guxoi të shpresonte dhe të ëndërronte”, u përgjigj ai.

Lexo po ashtu Will Smith vetëm i shtohet listës: Skandalet më të mëdha ndër vite që kanë tronditur shfaqjen e çmimeve "Oscars"

Me regji të Darren Aronofsky dhe bazuar në një shfaqje me të njëjtin emër, “The Whale” tregon historinë e një burri me obezitet të rëndë, ndërsa ai përpiqet t’i japë frymë të re marrëdhënies së tij me vajzën e tij adoleshente, e portretizuar nga aktorja Sadie Sink, e cila ka luajtur gjithashtu në “Stranger Things”.

Brendan Fraser në filmin “The Whale” (Foto: YouTube)

Edhe pse filmi mori vlerësime të ndryshme nga kritikët, ai është nominuar për tri çmime “Oscar”.

Lexo po ashtu Dikur një nga aktorët më seksi në botë, sot Brendan Fraser peshon 270 kilogramë

Përveç Fraserit, filmi u nominua për çmimin “Makijazhi dhe stili më i mirë i flokëve” dhe në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol dytësor” për aktoren Hong Chau, e cila në “The Whale” luan rolin e ‘Lizit’, një infermiere dhe shoqja më e mirë e personazhit kryesor, ‘Charlie’. /Telegrafi/