Raportohet se gjatë një ahengu familjar në Lipjan, një person ka shtënë me armë zjarrit në ajër.
Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar zyrtarët policor.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishek me gas. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.