Site icon Telegrafi

Në konferencën e sotme të liderëve të shtatë vendeve më të fuqishme në botë do të marrë pjesë edhe Zelensky

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara, G7 kanë planifikuar sot të mbajnë një video-konferencë, ku tema kryesore do të jetë agresioni rus në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjithashtu pritet të marrë pjesë, ku do të informojë liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për situatën në vendin e tij.

Sipas disa raportimeve të fundit, presidenti amerikan, Joe Biden pritet që të kërkojë prej aleatëve të vendosin sanksioneve shtesë kundër Rusisë.

Takimi i së dielës mbahet në ditën kur Europa tradicionalisht shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimin nga forcat naziste. Rusia shënon fundin e asaj lufte të hënën.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt me pretekstin se ukrainasit po abuzonin me rusët etnikë dhe duke premtuar se do të “denazifikonte” vendin fqinj.

Ndryshe, rezistenca e fortë ushtarake ukrainase i shtyu forcat ruse në lindje të vendit duke u shkaktuar mijëra viktima dhe shkatërrime të mëdha në infrastrukturën ushtarake. /Telegrafi/

Exit mobile version