Site icon Telegrafi

Në janar ishte shkëmbimi afër, por në verë Barcelona do t’i ofrojë dy yje PSG-së për Neymarin

Neymar është duke kërkuar rikthimin në Barcelonë dhe kampionët e Spanjës gjithashtu duan ta marrin atë nga PSG.

Në janar ka qenë shumë afër që kjo dëshirë e dy palëve të bëhet realitet, por gjithçka në fund ka mbetur për në verë.

Barcelona kishte tentuar të ofronte yllin francez Antoine Griezmann si dhe një pjesë të parave në drejtim të PSG-së për ta bindur të lënin të lirë brazilianin.

Megjithatë Mundo Deportivo dhe Sport dy gazetat katalunase kanë raportuar se gjithçka pritet të finalizohet në verë.

Katalunasit janë gati të ofrojnë dy yjet francez, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele për ta bindur Parisin të heqë dorë nga Neymar.

Griezmann ka qenë i pari që ka pranuar largimin nga Barcelona dhe është gati të rikthehet në vendlindje.

Gjithçka që duhet të bëjnë dy klubet është që të bindet edhe Ousmane Dembele për kalimin në kryeqytetin francez.

Do të jetë vetëm një shkëmbim i thjeshtë pa pasur nevojë që Barcelona ose Parisi të përfshijnë ndonjë milionë në ofertë.

Neymar u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017 për shumën rekorde prej 222 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version