Telegrafi

Në internet ka ‘rrjedhur’ ajo që besohet të jetë lista e renditjes finale për Topin e Artë që e tregon edhe fituesin

(Foot: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sonte (e hënë) zhvillohet ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimit prestigjioz individual, Topi i Artë. Natyrisht se futbolldashësit dhe tifozët e lojtarëve të caktuar tash e një kohë kanë nisur të parashikojnë se kush mund të jetë apo kush e meriton ta fitojë trofeun për vitin 2019.

Në listën e plotë prej 30 konkurrentëve ndodhen “të përhershmit”, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, mirëpo thuhet se argjentinasi është favoriti kryesor për ta fituar çmimin e madh.

Lexo po ashtu Ceremonia e Topit të Artë, të nominuarit

Konkurrenti kryesor i superyllit të Barcelonës është qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i cili në rast se e fiton, do të bëhej mbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro (2006) që e rrëmben Topin e Artë.

Mirëpo, në internet tashmë ka “rrjedhur” një listë me emra dhe me pikë që besohet të jetë renditja finale e konkurrentëve për çmimin prestigjioz.

Sipas asaj liste, fitues i Topit të Artë për vitin 2019 është Lionel Messi (446 pikë), i ndjekur nga van Dijk (382), Mohamed Salah (179) e Cristiano Ronaldo (133). /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Barca Universal)