Site icon Telegrafi

Në gjendje të dehur sulmon bashkëshorten në Pejë, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se i njëjti më 08.11.2021 në shtëpi në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Pejë, 08.11.2021 – 22:00. Më 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti  me 08.11.2021 në shtëpi në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version