Ky është momenti kur 51 persona kanë hyrë në furgonin klasik VW, për të thyer rekordin botëror për më së shumti njerëz në një makinë të tillë.
Entuziastët e makinave, që morën pjesë në festivalin Busfest që u zhvillua në Malvern të Britanisë së Madhe, u bënë dëshmitarë të këtij tentimi për thyerje të rekordit botëror.
Zyrtarë nga Libri i Rekordeve të Guinnessit, e kanë përcjellë ngjarjen nga afër dhe pritet që së shpejti të vënë si pjesë të rekordeve, transmeton Telegrafi.
“Kam ndenjur në pozitë të pavolitshme, derisa ka hyrë njeriu i fundit dhe është mbyllur dera”, ka thënë një pjesëmarrës.
“Të gjithë u munduan të fusin edhe njeriun e fundit dhe të mbyllin derën. Ishte një eksperiencë fantastike”, shtoi një tjetër pjesëmarrës. /Telegrafi/