Pas suksesit të jashtëzakonshëm në ‘Big Brother VIP Albania 2’, Luiz Ejlli iu është drejtuar fansave të tij të shumtë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Më shumë se gjysmë milion ndjekës e përcjellin profilin e ri të këngëtarit në Instagram, i cili u hap në fund të muajit të kaluar, ndërkohë që kur kishte hyrë në shtëpinë e famshme, ai nuk kishte pasur llogari në këtë rrjet social.
“Mu deshën tri ditë që ta merrja veten për ta bërë këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falënderuar përzemërsisht një nga një secilin. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj veten sadopak, sepse me sa pashë, nuk e di domethënë… nuk e di çka keni parë tek unë që më keni vlerësuar aq shumë”.
“Jam mirënjohës tërë jetën. Ju e keni ndryshuar jetën time. Uroj t’jua shpërblej me gjithë ato që do të bëj në vazhdim me karrierën time, me jetën time edhe me ëndrrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush”.
“Edhe një herë po ju them faleminderit me gjithë shpirt, jeni të jashtëzakonshëm. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj atë që keni bërë dhe që keni dhënë për mua gjatë katër muajve e gjysmë dhe uroj mos t’ju zhgënjej”, thotë mes tjerash Luizi në videon e postuar. /Telegrafi/