Site icon Telegrafi

Në dy vjetorin e pushtimit rus, ukrainasit sulmojnë me dron fabrikën më të madhe të metalurgjisë në Rusi

Si sot dy vite më parë, Rusia nisi pushtimin e pajustifikuar të shtetit ukrainas.

Megjithatë, forcat ukrainasve me krenari po i kundërvihen forcave të Vladimir Putinit, dhe herë pas here po kryejnë sulme në brendësi të territorit rus.

Lexo po ashtu Dy vite luftë - heronjtë ukrainas kundër pushtuesve rus

Një prej tyre duket se e kanë realizuar gjatë mbrëmjes së kaluar duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale Rusisë, shkruan skynews.

Në fakt, një zjarr shpërtheu në fabrikën më të madhe ruse të metalurgjisë në rajonin e Lipetsk.

Lexo po ashtu Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në rajonin e Khersonit - ukrainasit publikojnë video prej vendit të ngjarjes

Mediat raportojnë se sulmi është realizuar me dron dhe këtë e kanë bërë ukrainasit me ndihmën e sabotuesve rus.

Ndryshe, fabrika metalurgjike “Novolipetsk” prodhon 18 për qind të çelikut të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version