Site icon Telegrafi

Në dy ditët e ardhshme, Ruiz do të njoftohet se ku do ta zhvillojë rimeçin ndaj Joshuas

Eddie Hearn ka bërë të ditur se në 48 orët e ardhshme, Andy Ruiz Jr do të njoftohet për vendin se ku do të zhvillohet rimeçi ndaj Anthony Joshuas.

Tifozët e boksit janë duke pritur qe një kohë që të mësojnë se ku do të zhvillohet dueli i dytë ndërmjet dy boksierëve, në Britani të Madhe apo në Amerikë.

Joshua i humbi titujt e tij në përballjen e parë të zhvilluar në Madison Square Garden të New Yorkut (që ishte edhe debutimi i AJ në Amerikë) dhe dëshiron që rimeçi të zhvillohet në vendin e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

Ruiz ka insistuar që sërish të përballet në SHBA, mirëpo Hearn e ka bërë të qartë se vendimi për vendin e duelit i takon britanikut.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Ata nuk duan të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar… Me kontratë e dimë pozitën tonë… Duam të sigurohemi për zhvillimin e përballjes dhe duam ta respektojmë Andy Ruizin”.

“Ne do të vendosim se ku do të jetë vendi. Një vend neutral, ai do të ishte shumë më i kënaqur, por nuk mund ta hedh poshtë edhe Amerikën tash për tash”.

“Cardiffi mbetet favorit dhe kryeson në listë, por janë edhe disa opsione tjera interesante… Nuk e kemi përjashtuar asnjë vend ende, por në 48 orët e ardhshme ekipi i Andy Ruiz do ta dijë se ku do të zhvillohet meçi, “, është shprehur Hearn për Sky Sports. /Telegrafi/

Exit mobile version