Kjo verë mund të jetë vera e çmendurive në vendosjen e rekordeve të çmimeve të lojtarëve.
Edhe pse çmimi i 100 milionë eurove është vendosur në Angli janë të interesuar që të shkelet çmimi 100 milionë funte.
Më i shtrenjti mbetet Paul Pogba që kaloi nga Juventusi te Manchester United për 89 milionë funte verën e shkuar.
Edhe për mbrojtës mund të thuhet rekord, pasi që Liverpooli mbetet i gatshëm të paguajë 60 milionë funte për Virgil van Dijk.
Por kush do të ishte lojtari që do të mund të kushtonte 100 milionë funte? Janë 10 prej tyre që mund ta thyejnë rekordin dhe të gjithë janë në shitje, duke mos përshirë këtu emra si Lionel Messi dhe Neymar. /Telegrafi/
Romelu Lukaku
Cristiano Ronaldo
Eden Hazard
Kylian Mbappe
Pierre-Emerick Aubameyang
Gareth Bale
Harry Kane
Paulo Dybala
Marco Veratti
Philippe Coutinho