Site icon Telegrafi

Ndryshon kabineti qeveritar në Shqipëri, kush do të jenë shtatë ministrat e rinj

Socialistët, në mbledhjen e Asamblesë, kanë zgjedhur sekretariatin e ri, si dhe janë informuar për ndryshimet në qeveri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ndryshimet e bëra:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë emërohet Ervin Mete

Ministri për Evropë dhe punët e Jashtme emërohet Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu

Ministri i Bujqësisë, Anila Denaj

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

Ministër Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për pushtetin vendor,  Arbian Mazniku.

Kryeministri shqiptar dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij drejtuar sot Asamblesë Kombëtare të PS-së, paraqiti sot kandidaturat edhe për Sekretarët e rinj të PS.

Sekretari i Organizimit, Ardian Çela.

Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca.

Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj.

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko.

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji.

Sekretare e Programit, Milva Ekonomi.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kërkoi sot angazhim më të madh për të forcuar më tej imazhin e ri të vendit në turizëm.

Sipas tij, rreziku i humbje së ekuilibrit mes të ardhurave masive që turizmi sjell dhe shpenzimet, është një kërcënim real me të cilin duhet të merremi që sot./Telegrafi/

Exit mobile version