Telegrafi

Ndryshimi i rregullit të Topit të Artë mund t’i japë Messit një avantazh ndaj Haaland

Një ndryshim i ri në rregulloren për procesin e votimit për Topin e Artë, mund t’i japë Lionel Messit avantazhin ndaj Erling Haaland përpara se të shpallen rezultatet.

Messi pritet të fitojë për herë tetë rekord Topin e Artë në ceremoninë e sotme në Paris.

Pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën vitin e kaluar, 36-vjeçari ka qenë prej kohësh favorit për çmimin e këtij viti.

Largimi i tij nga PSG dhe kalimi i tij në MLS tek Inter Miami, zbuti pak këto pritshmëri, pavarësisht se Haaland theu rekordin e golave ​​brenda një sezoni në Ligën Premier dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Megjithatë, disa besojnë se kalimi i Messit në Amerikë dhe paraqitjet e zbehta me PSG-në duhet ta përjashtojnë atë nga konkurrenca për Topin e Artë, pavarësisht heroizmave të tij në Kupën e Botës.

Lexo po ashtu Sot ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?

Haaland shënoi 52 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, edhe pse disa prej tyre erdhën para fillimit të periudhës në fjalë, dhe fituan tre trofe me skuadrën e Pep Guardiolës.

Jo shumë prapa tij ishte Kylian Mbappe i PSG-së me 41 gola dhe ai gjithashtu shënoi një het-trik për Francën në finalen e Kupës së Botës. Këtë sezon Haaland ka 13 gola dhe Mbappe 12.

Megjithatë, ndryshimi i rregullit të ri për Topin e Artë, veçanërisht ai në lidhje me procesin e gjykimit, do të thotë se Messi ka një shans më të mirë për të fituar çmimin bazuar në bëmat e tij gjatë vitit të kaluar.

“Performancat individuale të kandidatit kanë përparësi ndaj aspektit kolektiv dhe trofeve të fituar”, thuhet në kriteret e vlerësimit sipas mediumit spanjoll Marca.

Prandaj, trofeu i Ligës së Kampionëve, FA Cup dhe Liga Premier që ka fituar Haaland mund të mos mjaftojnë për të fituar çmimin e madh.

Paraqitjet fantastike individuale të Messit në Kupën e Botës, ku fitoi edhe Topin e Artë të turneut, mund të jetë një avantazh i madh për argjentinasin./Telegrafi/