Telegrafi

Ndoshta Ronaldo nuk e ka thyer rekordin e Bican

Gara se kush është golashënuesi më i mirë i të giha kohërave në futboll ka marrë një rrugë tjetër.

Cridtiano Ronaldo shënoi 761 gola në total gjatë përballjes së Juventusit me Napolin në Superkupën e Italisë.

Me atë gol, pesë herë fituesi i Topit të Artë iu afrua legjendës çeke Josef Bican që kishte shënuar gjatë karrierës së tij 762 gola ose kështu duket në shikim të parë.

Lexo po ashtu Federata Çeke e Futbollit: Ronaldo nuk e ka thyer rekordin e Bican, i duhen edhe shumë golat

Por, Federata Çeke e Futbollit ka reaguar, duke thënë se legjenda e tyre ka realizua në total 821, duke lënë kështu 35-vjeçarin 60 gola mbrapa.

“Golashënuesi më i mirë në histori të futbollit?” ka shkruar federata çeke në Twitter.

“Komiteti i Historisë dhe Statistikave e Federatës Çeke ka numëruar të gjitha golat e legjendës Josef Bican dhe ne mund të deklarojmë se ai ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare”.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo është larg vetëm dy gola për të shkruar historinë në futboll dhe t'i bashkohet legjendave nga sportet e ndryshme

Jaroslav Kolar, kryetari i komiteti ka bërë të ditur se golat e Bican të shënuara në nivele më të ulëta nuk janë numëruar dhe tashmë janë përfshirë edhe ato nga ligat e dyta dhe të treta në Çeki.

Lista e plotë e golave të shënuara nga Bican sipas Federatës së Çekisë:

Divizioni i Parë

Austria (Rapid dhe Admira), 1931-1937: 71 gola

Çekosllovakia (Slavia, Dinamo Praga, Vitkovice), 1937-1938, 1945-1955: 189 gola

Protektorati i Bohemisë dhe Moravisë (Slavia), 1938-1944: 258 gola

Divizioni i Dytë

Austria (Rapid), 1931-1932: 24 gola

Çekosllovakia (Vitkovice), 1949: 40 gola

Çekosllovakia (Skoda Hradec Kralove), 1952: 53 gola

Garat e kupave vendase

Kupa Wiener (Rapid dhe Admira), 1932-1936: 18 gola

Kupa Çeke (Slavia), 1940-1944: 30 gola

Kupa Qendrore e Bohemisë (Slavia), 1937, 1940-1948: 62 gola

Kupa e Çlirimit (Slavia), 1945: 12 gola

Kupa Çekosllovake (Hradec Kralove), 1934-1939: 7 gola

Kupa e Evropës Qendrore (Rapid, Admira dhe Slavia), 1934-1939: 16 gola

Ekipet kombëtare

Austri, 1933-1936: 14 gola

Çekosllovakia, 1938-1939, 1946-1949: 18 gola

Ndeshjet Bohemian – Moravian (gjatë okupimit) 1940-1945: 9 gola. /Telegrafi/