Gara se kush është golashënuesi më i mirë i të giha kohërave në futboll ka marrë një rrugë tjetër.
Cridtiano Ronaldo shënoi 761 gola në total gjatë përballjes së Juventusit me Napolin në Superkupën e Italisë.
Me atë gol, pesë herë fituesi i Topit të Artë iu afrua legjendës çeke Josef Bican që kishte shënuar gjatë karrierës së tij 762 gola ose kështu duket në shikim të parë.
Por, Federata Çeke e Futbollit ka reaguar, duke thënë se legjenda e tyre ka realizua në total 821, duke lënë kështu 35-vjeçarin 60 gola mbrapa.
“Golashënuesi më i mirë në histori të futbollit?” ka shkruar federata çeke në Twitter.
“Komiteti i Historisë dhe Statistikave e Federatës Çeke ka numëruar të gjitha golat e legjendës Josef Bican dhe ne mund të deklarojmë se ai ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare”.
Jaroslav Kolar, kryetari i komiteti ka bërë të ditur se golat e Bican të shënuara në nivele më të ulëta nuk janë numëruar dhe tashmë janë përfshirë edhe ato nga ligat e dyta dhe të treta në Çeki.
Lista e plotë e golave të shënuara nga Bican sipas Federatës së Çekisë:
Divizioni i Parë
Austria (Rapid dhe Admira), 1931-1937: 71 gola
Çekosllovakia (Slavia, Dinamo Praga, Vitkovice), 1937-1938, 1945-1955: 189 gola
Protektorati i Bohemisë dhe Moravisë (Slavia), 1938-1944: 258 gola
Divizioni i Dytë
Austria (Rapid), 1931-1932: 24 gola
Çekosllovakia (Vitkovice), 1949: 40 gola
Çekosllovakia (Skoda Hradec Kralove), 1952: 53 gola
Garat e kupave vendase
Kupa Wiener (Rapid dhe Admira), 1932-1936: 18 gola
Kupa Çeke (Slavia), 1940-1944: 30 gola
Kupa Qendrore e Bohemisë (Slavia), 1937, 1940-1948: 62 gola
Kupa e Çlirimit (Slavia), 1945: 12 gola
Kupa Çekosllovake (Hradec Kralove), 1934-1939: 7 gola
Kupa e Evropës Qendrore (Rapid, Admira dhe Slavia), 1934-1939: 16 gola
Ekipet kombëtare
Austri, 1933-1936: 14 gola
Çekosllovakia, 1938-1939, 1946-1949: 18 gola
Ndeshjet Bohemian – Moravian (gjatë okupimit) 1940-1945: 9 gola. /Telegrafi/