Cristiano Ronaldo është zëvendësuar për herë të dytë nga Maurizo Sarri deri më tani në këtë sezon, pas asaj në Ligën e Kampionëve ndaj Lokomotivës së Moskës.
Juventusi po barazon pa gola me Milanin në kuadër të javës së 12 në Serie A, derisa kemi parë edhe një moment aspak të këndshëm për portugezin.
Sarri vendosi që në minutën e 55-të ta largoj 34-vjeçarin, derisa ky i fundit shprehu pakënaqësinë e tij.
Në vend të pesë herë fituesit të Topit të Artë u fut Paulo Dybala, derisa Ronaldo vendosi të mos ulej në bankën rezervë, por të shkonte në zhveshtore.
Duket se portugezi nuk është i kënaqur me këtë strategji të Sarrit dhe kësisoj mund të ndodhë shkarkimi tij. /Telegrafi/
Looooool no way Cristiano Ronaldo subbed off and booed by Juve fans? Dont kill me 😭😭https://t.co/ifdt1xcGAG
— 🇵🇸 || أحمد🇧🇭∞ (@MessiCuIe) November 10, 2019