Telegrafi

Ndizen sirenat e sulmit ajror në Kiev dhe përreth Ukrainas ku zyrtarët e lartë të BE-së po vizitojnë vendin

Sirenat e sulmit ajror janë ndezur në Kiev dhe përreth Ukrainës për herë të dytë sot, derisa zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian vizitojnë vendin.

Asnjë sulm ajror rus në Kiev nuk është raportuar deri më tani sot, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pas alarmit të parë ajror në Kiev këtë mëngjes.

Lajmet e fundit vijnë pas konferencës për shtyp në kryeqytet ku përfshihen presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. /Telegrafi/