Telegrafi

Ndikimi i konsumimit të alkoolit nga babai te foshnja e palindur – nga defektet deri te karakteristikat e ndryshuara

(Foto: Pexels)

Shprehitë e alkoolit të baballarëve para shtatzënisë së partnereve, mund të dëmtojnë fytyrat e foshnjave të tyre, sugjeron hulumtimi.

Shkencëtarët amerikanë zbuluan se pirja e rëndë në muajt para konceptimit mund të ndikojë në sytë, kokën, gojën dhe rritjen e nofullës së foshnjave.

Lexo po ashtu Mendoni para se ta pini gotën e radhës – shkencëtarët zbulojnë sa kohë i duhet trurit për t’u rikuperuar nga alkooli

Kjo për shkak se alkooli mund të shkaktojë çrregullim fetal të spektrit të alkoolit (FASD), i cili ndikon në rritjen e fytyrës në mitër dhe dëmton trurin (që zakonisht shoqërohet me pirjen e alkoolit të nënave gjatë shtatzënisë).

Një foshnjë me tiparet tipike të fytyrës që lidhen me FASD (Foto: Wikipedia)

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pirja e alkoolit nga nëna mund të rezultojë në një hundë pak më të shkurtër dhe më të përmbysur te fëmijët, ky studim gjithashtu e lidh atë me alkoolin para konceptimit te baballarët.

“Kur ishte babai duke pirë, ne pamë një ndryshim të thellë në organizimin e fytyrës. Ekspozimi kronik i alkoolit të meshkujve (i përcaktuar si konsumimi i më shumë se pesë pijeve në ditë në një dritare katërorëshe) mund të shkaktojë defekte të lindjes së sindromës kryesore fetale të alkoolit”, ka thënë autori i studimit, profesor Michael Golding, një fiziolog zhvillimi nga Universiteti A&M i Teksasit.

Pasardhësit e meshkujve që pinin kishin më shumë gjasa të kishin sy më të vegjël, fytyra të shtrydhura dhe gojë më të vogla – që do të thotë se dhëmbët e të rriturve ishin më të grumbulluar, zbuluan ekspertët.

Lexo po ashtu Traumat e fëmijërisë shkaktojnë depresionin, përdorimin e alkoolit, drogave dhe jo vetëm

Veshët e tyre ishin më poshtë kokës, krahasuar me foshnjat, baballarët e të cilëve nuk pinin shumë pije, ndërsa nofullat e tyre ishin me defekt. Ata ishin gjithashtu më të rrezikuar nga mikrocefalia (moszhvillimi i kokës dhe trurit), si dhe pesha më e ulët e lindjes, e cila përkeqësohej sa më shumë që prindi mashkull pinte.

Një studim i veçantë amerikan sugjeron se pasardhësit e meshkujve që pinë kanë më shumë gjasa të kenë prirje për të pasur nevojë për barna, në krahasim me ata që nuk pinë alkool. Studimet klinike sugjerojnë gjithashtu se pirja e alkoolit nga babai rrit rrezikun e defekteve të zemrës te fëmijët.

FASD shkakton rritje më të ngadaltë dhe probleme të trurit, me një efekt të dukshëm në zhvillimin e fytyrave në mitër. Është një gjendje e përjetshme pa shërim, megjithëse një diagnozë e hershme mund të ndihmojë në përmirësimin e zhvillimit të një fëmije me barna për simptomat dhe sjelljen dhe terapinë edukative.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se shkaktohet nga pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë, veçanërisht nga sasitë e mëdha.


Shtatë mënyra si shprehitë e pijes së babait mund të ndikojnë te foshnjat e palindura

Studimet sugjerojnë se FASD mund të çojë në:

1. Sy më të vegjël
2. Fytyrë e ‘shtrydhur’
3. Gojë më e vogë (dhëmbë të grumbulluar)
4. Moszhvillim i kokës dhe trurit
5. Peshë më e vogël në lindje
6. Rritje e rrezikut të prirjes për barna
7. Defekte të zemrës


Lexo po ashtu Pesë mënyra se si alkooli mund ta shkatërrojë jetën intime të një mashkulli

Profesor Michael u bëri thirrje të dy prindërve që të angazhohen për të kufizuar ose reduktuar konsumin e alkoolit përpara se të përpiqen për shtatzëni. Ai gjithashtu u bën thirrje qeverive të ndryshojnë etiketat paralajmëruese në shishet e pijeve alkoolike për të përfshirë rrezikun për meshkujt.

Hulumtimi i fundit, i botuar në Journal of Clinical Investigation, shqyrtoi efektet te minjtë kur miu baba konsumonte alkool.

Ekspertët përdorën inteligjencën artificiale për të ndërtuar fytyrën e një miu. Në mënyrë digjitale u caktuan tipare të fytyrës duke përfshirë pjesë të veçanta të syve, veshëve, hundës dhe gojës.

Kompjuteri më pas përcaktoi nëse ishte ekspozimi ndaj alkoolit i nënës dhe babait që ndikonte në këto ndryshime të fytyrës. Ekspertët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se asnjë nivel i alkoolit nuk është i sigurt kur mbani një fëmijë. /Telegrafi/