Ndihmësi i trajnerit të Manchestër Cityt, Pep Guardiola ka postuar dhe fshirë një fotografi me mesazh të yllit të Barcelons, Lionel Messi në profilin tij privat në rrjetin social Instagram.
Manuel Estiarte, një medalist olimpik i artë dhe ish-lojtar i vaterpolos që ka qenë njeriu që cilësohet si ‘dora e djathtë’ e Guardiolas, ka ndarë një foto të Messit të ri duke buzëqeshur me një grua të moshuar që duket se është një e afërm e tij.
Estiarte, një tifoz i madh i Barcelonës, e postoi atë me titullin: “Sentiment” përpara se të fshihej shpejt nga ‘muri’ i tij të mërkurën pasdite.
Postimi vjen pasi raportet e përhapura thonë se Messi, pasi ka vendosur që dëshiron të largohet nga Barcelona, dëshiron të ribashkohet me Guardiolan te City, ekip i cili po shqyrton seriozisht mundësinë e nënshkrimit të tij.
Disa gazetarë të respektuar, përfshirë reporterin e Esporte Interativo, Marcelo Bachler, i cili për herë të parë zbuloi historinë e kalimit të Neymarit në Paris Saint-Germain, po raportojnë se Messi është i interesuar për këtë veprim.
Here it is with an interesting caption. pic.twitter.com/dGimRu8Svg
— Nuheel Iqbal (@NuheelIqbal) August 26, 2020
Madje sipas gazetarit të Athletic, David Ornstein, Messi ka folur edhe në telefon me ish-trajnerin e tij, Guardiola.
Ndërkohë, Gerard Romero nga mediumi RAC1 raporton se Ferran Soriano, ish-drejtuesi i Barcelonës që tani po i drejton gjërat te City, ka qenë në kontakt me kampin e Messit duke propozuar një kontratë dyvjeçare.
Manel Estiarte, a close friend of Guardiola and one of his trusted staff posted a photo with a young Messi on Instagram, and deleted it 👀
— Rafael Hernández (@RafaelH117) August 26, 2020
Një raport tjetër nga ESPN deklaron se City është duke eksploruar idenë për t’i ofruar atij një marrëveshje që do ta shihte atë të luante në Ligën Premier për tre sezone, përpara se të transferohej në klubin tjetër Neë York City në MLS.
Ai gjithashtu do të bëhej një ambasador për grupin e njohur City Football Group, i cili drejtohet nga pronarët sheikë të Cityt.
Sipas Vero Brunati, City do të takohet me familjen e Messit javën e ardhshme, pasi ata kërkojnë të sigurojnë transferimin më të madh në histori. /Telegrafi/