Telegrafi

Ndihmës-trajneri i Gjilanit, Hyseni: Nuk jemi të kënaqur me barazimin ndaj Llapit

Ndihmës trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë pas barazimit ndaj Llapit, se ekipi i tij e meritoi fitoren dhe nuk janë të kënaqur me një pikë.

Gjilani dhe Llapi kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në BKT Superligën e Kosovës.

Edhe pse Gjilani e mori një pikë vetëm në minutat shtesë, ndihmës trajneri Hyseni nuk është i kënaqur.

Lexo po ashtu Gjilani dhe Llapi luajnë baras në derbin e javës

“Sa i përket rezultatin baras nuk jemi të kënaqur, pasi dihet ekipi jonë çfarë objektiva kemi”, ka thënë fillimisht Hyseni pas ndeshjes.

“15 minuta nuk ishin në element dhe pranuam një gol nga një pjesë ku Llapi është i fortë”.

Lexo po ashtu Batatina ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Gjyqtari na mori pikët, e kemi dominuar Gjilanin në çdo aspekt

“Pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër. Qarkullim i topit ishte më i mirë, ekipi kërkoi më shumë fitoren”.

“Futbollistët dhanë gjithçka nga vetja, patën angazhim të madhe de kërkuan fitoren. Luajtëm një pjesë të dytë të mirë dhe merituam fitoren”, përfundoi ndihmës trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/