Site icon Telegrafi

Ndeshjet kthyese të Kupës së Italisë zhvillohen me 27 dhe 28 maj?

Nga Italia vijnë lajme se ndeshjet e para të futbollit në kët vend pas hapjes do të jenë ato të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me 27 dhe 28 maj, ndërsa Serie A do të zhvillohet disa ditë më vonë.

Kjo datë për herë të parë doli mbrëmë pas një seri takimesh mes palëve të shumta të përfshira në organizimin e sportit në Itali.

Tashmë besohet se klubet italiane do të kthehen në stërvitje kur të largohet urdhri i bllokimit më 4 maj, me FIGC (Federata Italiane e Futbollit) që do të hartojë një protokoll ku do të testohen përmes gojës dhe gjakut një herë në javë.

Kur bëhet fjalë për futbollin elitar të luajtur në Itali pas krizës, mësohet se ndeshjet e para do të jenë ato të Kupës së Italisë me 27 dhe 28 maj.

Ndeshjet e para janë zhvilluar, ku Milani në shtëpi barazoi me Juven (1-1) dhe Inter që ka pësuar humbje në shtëpi nga Napoli me rezultat 1-0.

Klubet tjera do ta nisin sezonin e Serie A me 30-31 maj.

Ideja është që të zhvillohen ndeshje çdo tri ditë, ku parashihet të mbyllet në mes të korrikut ose më largu 2 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version