Telegrafi

Ndeshjet e javës së parë në Ligën Premier për sezonin 2016/2017

Leicester City do ta nisë mbrojtjen e titullit të Ligës Premier ndaj skuadrës së promovuar, Hull City. Kështu është bërë e ditur në publikimin e datave për ndeshjet e sezonit 2016/2017 në kampionatin anglez.

Jose Mourinho, e nis aventurën si trajner i Manchester Unitedit, në ndeshjen si mysafir i Bournemouthit, derisa Manchester City i Pep Guardiolas do të luajë në shtëpi kundër Sunderlandit.

Antonio Conte do ta drejtojë Chelsean në ndeshjen kundër West Hamit, derisa derbi i javës së parë zhvillohet ndërmjet Arsenalit dh Liverpoolit në Emirates.

Të gjitha ndeshjet e javës së parë në LP për sezonin e ri:

A.F.C. Bournemouth v Manchester United
Arsenal v Liverpool
Burnley v Swansea City
Chelsea v West Ham United
Crystal Palace v West Bromwich Albion
Everton v Tottenham Hotspur
Hull City v Leicester City
Manchester City v Sunderland
Middlesbrough v Stoke City
Southampton v Watford

/Telegrafi/