Telegrafi

Ndërtesën e qendrës komanduese të ushtrisë ruse që u godit sot nga dronët kamikaz të ukrainasve, Putini e kishte vizituar disa herë  

Një dron kamikaz i ukrainasve ka goditur në afërsi të qendrës komanduese ruse në Rostov-on-Don, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pamjet amatore shfaqin një top të madh të zjarrtë që ngritet në qiell, në momentin kur ndodhë shpërthimi në këtë qytet rus që gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi ndodhi në qendrën komanduese të ushtrisë ruse, të cilën presidenti Vladimir Putin e vizitoi disa herë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lexo po ashtu Kuleba ‘qeras’ Blinkenin në McDonald’s në Kiev

Nga sulmet me dronë, tri ndërtesa dhe disa vetura janë dëmtuar ka njoftuar guvernatori rajonal Rostov, Vasily Golubev.

Madje në këtë objekt gjendet edhe bunkeri i qendrës komanduese të ushtrisë ruse në qarkun jugor Rostov-on-Don.

Në qershor, kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka filluar pikërisht nga ky vend rebelimin kundër ushtrisë së rregullt ruse. /Telegrafi/