Trajneri i njohur kosovar, Armend Dallku, i cili ka qenë edhe reprezentues i Shqipërisë për shumë vite gjatë kohës sa ishte futbollistë aktiv, në një podcast për Telegrafin, ka treguar disa histori interesante gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me yje të kalibrit botëror si Franck Ribery dhe Zlatan Ibrahimovic.
Dallku ka qenë i ftuari i parë në podcastin e Telegrafi Sport, ku fillimisht i ka bërë një analizë Kombëtares së Shqipërisë në aventurën në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, ai ka folur edhe për gjëra të tjerë.
Përveç kësaj, trajneri vushtrrias ka folur edhe për lojtarët e rinj të kuqezinjve si Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Armando Broja dhe Rey Manaj.
Megjithatë, kësaj radhe do të ndajmë me ju lexues një pjesë të podcast-it, ku Dallku tregon dy histori interesante, ku e para ka të bëjë me ish-yllin francez, Franck Ribery dhe tjetra me legjendën suedeze, Zlatan Ibrahimovic.
“Dua t’i tregoj dy raste shumë interesante, shumë ekskluzive. Me Riberyn që në topin kulmin e tij në atë kohë dhe Riberys normalisht e vetmja mundësi e vetme ishte me ndalu duke e goditur. Në një momente të caktuar me tha kujdes se unë jam top lojtar dhe unë i thash këtu jemi të barabartë. Ky ishte një muhabet i tillë, ndërsa pas ndeshjes i shkëmbyem fanellat dhe ende e mbaj kujtim”, ka thënë fillimisht Dallku për Telegrafi Sport.
“Çfarë më ka bërë tjetër përshtypje, muhabeti me Zlatan Ibrahimovicin. Është shumë interesant kjo pjesë. Për fat të mirë gjuhen serbo-kroatishte e di shumë mirë dhe në një moment të caktuar në ndeshje me Suedinë, në atë kohë ishte Ibrahimovic dhe një qendërmbrojtës Majstorevic. Ata flisnin gjuhen serbo-kroatishte dhe në një moment vjen ky mbrojtësi, unë isha duke markuar Ibrën dhe i thotë Ibrës “ikë në të parën” dhe ai e shoh me ironi duke i thënë “mu po më thua. Shef, nëse më vjen topi mu, ik gëzohu se gol e ke””.
“Në vazhdimësi ishte një moment të caktuar, ishte një moment kur Debatik Curri e godet Ibrën, ashiqare, dhe pasi e godet bien në tokë. Ibra e sheh kështu, pasi ka qenë mirë fizikisht shumë mirë, edhe i thotë t’i qenke dobët. Ndërhyra unë për ta qetësuar situatën, dhe më tha mua: “thuaj të ushtroj fitnes se qenka dobët””, shtoi nder tjerash Dallku, i cili trego tutje për arrogancën e tij.
Më poshtë mund ta ndiqni të gjithë bashkëbisedimin e Armend Dallkut me dy gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri. /Telegrafi/