BE ka rënë dakord të ndalojë rreth 75% të importeve të naftës ruse.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, embargoja mbulon naftën ruse të sjellë nga deti, por ka një përjashtim të përkohshëm për importet e dërguara me tubacion për të “qetësuar” Hungarinë dhe vendet e tjera të shqetësuara për ndikimin ekonomik të një ndalimi të plotë.
Hungaria merr më shumë se 60% të naftës së saj nga Rusia dhe mbështetet në naftën bruto që vjen nga tubacioni i epokës sovjetike Druzhba (“Miqësia”).
Agreement to ban export of Russian oil to the EU.
This immediately covers more than 2/3 of oil imports from Russia, cutting a huge source of financing for its war machine.
Maximum pressure on Russia to end the war.
— Charles Michel (@eucopresident) May 30, 2022
Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka thënë: “Ne duam të kthehemi në Këshillin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur për të adresuar këtë përjashtim të përkohshëm dhe për t’u siguruar që ne do të jemi në gjendje të synojmë të gjithë naftën ruse”.
I welcome the #EUCO agreement tonight on oil sanctions against Russia.
This will effectively cut around 90% of oil imports from Russia to the EU by the end of the year.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 30, 2022
Ai tha se 75% e importeve të naftës ruse në BE do të ndalohen menjëherë, duke u rritur në 90% deri në fund të vitit.
Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së që nga fillimi i agresionit në Ukrainë do të “bllokojë” gjithashtu bankën më të madhe ruse, Sberbank, nga SWIFT, sistemi global për transfertat financiare nga i cili blloku më parë ndaloi disa banka më të vogla ruse. /Telegrafi/