Site icon Telegrafi

BE ndalon eksportin e pajisjeve luftarake në Bjellorusi

Bashkimi Evropian ka ndaluar eksportet e pajisjeve luftarake dhe pjesëve të aviacionit në Bjellorusi, pasi ka zgjeruar sanksionet kundër aleatëve të Rusisë.

Motorët e aeroplanëve dhe ato që përshkruhen si “mallra të fushës së betejës dhe aviacionit me përdorim të dyfishtë” janë ndër produktet e ndaluara.

Spanja aktualisht kryeson me presidencën e Bashkimit Evropian, raporton skynews.

Delegacioni spanjoll i BE-së i përshkroi sanksionet si një përgjigje ndaj “situatës në Bjellorusi dhe përfshirjes së këtij vendi në agresionin rus kundër Ukrainës”.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga dita e premte, për sa kohë që asnjë nga 27 shtetet anëtare nuk do ta bllokojë këtë vendim.

Vendosja e sanksioneve kërkon miratimin e të gjitha shteteve, diçka që ka munguar për një paketë më të gjerë kufizimesh që do të synonin industrinë bjelloruse. /Telegrafi/

Exit mobile version