Telegrafi

NBA: Chicago Bulls fiton ndaj San Antonio Spurs, Orlando Magic pëson humbje nga Miami Heat

Ka përfunduar edhe një xhiron në NBA, por nuk e kishte shkëlqimin si në herët e tjera.

Vdekja e Kobe Bryant i ka shokuar të gjitha klubet e basketbollit në SHBA, duke respektuar të gjitha 24 sekondëshin pa sulmuar kundërshtarin në nderim të legjendës.

Chicago Bulls ka arritur të marrë një fitore dramatike ndaj San Antonio Spurs me rezultat 110 – 109.

Spurs e filluan mjaftë mirë takimin, duke triumfuar në çerekun e parë me 28-21, por që i dyti u takoi vendasve me 29-20.

Pjesa e dytë, më saktësisht çereku i tretë përsëri ishte në të mirë të San Antonio Spurs, që e fituan me 37-25, mirëpo Bulls u rikthyen në të katërtin me 35-24.

Lexo po ashtu Shtyhet derbi lokal në mes të Lakers dhe Clippers shkaku i vdekjes së Kobe Bryant

Më fund rezultati në semafor tregonte rezultatin përfundimtar 110-109, me vetëm një pikë diferencë.

Fitore në këtë javë këtë xhiron kanë marrë edhe Dallas Mavericks që e ka mposhtur Oklahoma City Thunder 107-97.

Në kohën shtesë ka fituar edhe Sacramento Kings kundër Minnesota Timberwolves 133-129.

Rezultatet e të gjitha takimeve:

Detroit Pistons 100-115 Cleveland Cavaliers

Miami Heat 113-92 Orlando Magic

Utah Jazz 117-126 Houston Rockets. /Telegrafi/