Telegrafi

Navalny u bën thirrje rusëve në mbarë botën të protestojnë më 6 mars, kundër agresionit në Ukrainë

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u tha rusëve të premten (4 mars) të protestojnë kundër agresionit në Ukrainë në qytetet ruse dhe në mbarë botën më 6 mars, dhe akuzoi presidentin Vladimir Putin se po turpëroi flamurin dhe gjuhën kombëtare ruse.

Sipas Euractiv, përcjell Telegrafi, Navalny, kundërshtari më i shquar vendas i Putinit, u tha rusëve në një postim në blogun e tij që të largonin frikën për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe të dilnin në sheshet e qyteteve të tyre edhe nëse ata tashmë janë të larguar nga Rusia.

“Tregojini botës se rusët nuk duan luftë. Dilni në sheshet e Berlinit, Nju Jorkut, Amsterdamit apo Melburnit, kudo që të jeni. Tani ne jemi të gjithë përgjegjës për të ardhmen e Rusisë. Për atë që Rusia do të jetë në sytë e botës”, tha ai në postim.

Lexo po ashtu Ukraina i drejtohet NATO-s: Ne kemi nevojë për më shumë sesa vetëm armë – reagoni sa nuk është bërë shumë vonë

Aktivisti kundër korrupsionit bëri thirrje për protesta çdo ditë të javës, por tha se një demonstratë më 6 mars do të ishte më e rëndësishmja dhe duhet të zhvillohet në sheshin Manezhnaya të Moskës dhe Gostiny Dvor të Shën Petersburgut.

“Mund të kesh frikë, por t’i nënshtrohesh kësaj frike do të thotë të qëndrosh krah fashistëve dhe vrasësve. Putin tashmë i ka rrëmbyer Rusisë ekonominë e saj, marrëdhëniet me botën dhe shpresën për një të ardhme”, ka thënë më tej Navalny.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Të gjitha format e protestës në Rusi janë bërë në thelb të paligjshme që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit për ato që autoritetet thonë se janë bërë të tilla për arsye sigurie.

Ndërkohë mijëra njerëz janë arrestuar duke protestuar kundër pushtimit që nga java e kaluar.

Navalny u burgos vitin e kaluar pas kthimit të tij nga Gjermania pas trajtimit për atë që testet laboratorike perëndimore treguan se ishte një përpjekje për ta helmuar atë me një agjent nervor. Ai tha se ishte dënuar me akuza të sajuara. /Telegrafi/