Mesfushori portugez, Luis Nani ka shpërthyer në kampionatin evropian ‘Francë 2016’.
Nani është më meritori për kalimin e Portugalisë në mesin e 16 ekipeve më të mira pas ka shënuar dy gola, një ndaj Islandës dhe një tjetër ndaj Hungarisë.
Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në futbollin turk tek Fenerbahce, pasi lojtari ka marrë një ofertë nga Liga Premier.
Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool është seriozisht i interesuar për transferimin e Nanit në ‘Anfield’.
Paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sytë e Jurgen Klopp i cili po e kërkon me çdo kusht portugezin.
Për ta lënë të lirë lojtarin, Fenerbahce po kërkon rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/