Radja Nainggolan iu bashkua Interit edicionin e kaluar nga Roma si një transferim i madh.
Por me ardhjen e trajnerit Antonio Conte në krye të skuadrës, Nainggolan ka hasur në probleme.
Belgu nuk preferohet nga tekniku italian që në atë pozitë ka transferuar Stefano Sensin nga Sassuolo.
31-vjeçari kishte mundësi të transferohej në Superligën kineze ku u kërkua nga Jiangsu Suning, por që e refuzoi kategorikisht transferimin në Kinë.
Oferta tjetër ishte nga Torino huazim me të drejtë blerje ku i ofruan një pagë prej 4,5 milionë euro në vit, por edhe këtë opsion belgu e ka refuzuar.
Drejtuesit e klubit zikaltër kanë raportuar se momentalisht nuk kanë oferta të tjera për Nainggolanin.
Por sipas medieve italiane, Ninja po pret një ofertë nga ish-skuadra e tij Roma.
Nainggolan ka qenë shumë i lidhur me klubin dhe tifozët kryeqytetas dhe do të largohet nga Interi vetëm nëse do të ishte i mundur rikthimi te Roma.
Nëse Roma nuk do të bëjë ofertë, atëherë Nainggolan nuk do të lëvizorë nga qyteti i modës. /Telegrafi/