Telegrafi

Nagavci: Qeveria Haradinaj duhet të bie, jo pse e kërkon Lista Serbe, por për shkak të mospunës (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci ka theksuar se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj duhet të bie, por jo sepse këtë e kërkon Lista Serbe.

Nagavci ka thënë për Telegrafin se Qeveria aktuale duhet të bie për shkak të mospunës dhe mos funksionimit të mirë të saj.

“Rreth deklaratës së Haradinajt se ai nuk do të jap dorëheqje, kjo as që pritet të ndodhte. Pushteti po kërkon koncesus nga spektri politik për temat e mëdha, por njëkohësisht nuk e ka respektuar këtë koncensus të gjerë në rastet kur i është dashur Lista Serbe”, ka shtuar Nagavci.

Sipas saj, komunikimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë me serbët e Kosovës, duke e larguar varësinë nga Lista Serbe e cila vepron nën direktivat e Qeverisë së Serbisë. /Telegrafi/