E ardhmja e Nacho Fernandez vazhdon të jetë e paqartë nëse ai do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet gjatë verës.
Mbrojtësi veteran ka fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve këtë vit me Los Blancos dhe nuk ka vendosur nëse do të mbetet në Madrid apo do të largohet për një aventurë të re.
Dy klubet që po e duan me çdo kusht veteranin spanjoll janë Inter Miami dhe Al-Nassr.
Secila prej këtyre skuadrave paraqet propozime tërheqëse që mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Nachos.
Inter Miami, klubi amerikan në të cilin luan Lionel Messi, ka treguar interes të madh për të pasur shërbimet e tij.
Për Nacho, ideja për të shkuar në Shtetet e Bashkuara nuk do të thotë vetëm një sfidë e re në karrierën e tij, por edhe një përmirësim në cilësinë e jetës së tij, diçka që ai e vlerëson shumë. Jeta në Miami, me klimën e saj të ngrohtë dhe stilin e jetës së relaksuar, mund të jetë një faktor vendimtar për mbrojtësin spanjoll.
Nga ana tjetër, Al-Nassr, skuadra saudite ku luan Cristiano Ronaldo, ish-shoku i skuadrës së Nachos në Madrid, i ka hedhur sytë edhe tek ai.
Propozimi i Al-Nassr nuk përfshin vetëm një pagë dukshëm më të lartë, por edhe mundësinë për të luajtur në një ligë që po rritet dhe po bëhet gjithnjë e më konkurruese.
Prania e Ronaldos mund të jetë një nxitje shtesë për Nacho, i cili mund të takohet me portugezin dhe të kontribuojë me përvojën e tij në ekip. /Telegrafi/