Telegrafi

Naby Keita i ofrohet dy klubeve të mëdha italiane

Roberto Firmino nuk është lojtari i vetëm i Liverpoolit që mund të transferohet në Itali si lojtar i lirë, pasi Naby Keita iu propozua Milanit dhe Interit.

Reds duket se janë në fund të një epoke dhe po shpërbëjnë skuadrën që fitoi kaq shumë nën drejtimin e Jurgen Klopp, me disa lojtarë që janë drejt përfundimit të kontratave.

Qendërsulmuesi Firmino ka njoftuar se do të largohet në verë si lojtar i lirë dhe Serie A është një nga destinacionet më të mundshme, me Milanin dhe Juventusin veçanërisht vigjilent.

Lexo po ashtu Jo vetëm Firmino, edhe dy lojtarë të tjerë të Liverpoolit largohen në verë si të lirë

Tani Calciomercato.com pretendon se mesfushori i Guineas, Keita u është propozuar drejtorëve të Interit dhe Milanit nga përfaqësuesit e tij gjatë ditëve të fundit.

 

Liverpooli pagoi 60 milionë euro për nënshkrimin e tij nga RB Leipzig në vitin 2018 dhe ai bëri 13 paraqitje këtë sezon, por kontrata e tij do të skadojë në qershor.

Raportohet se Milani nuk ishte veçanërisht i interesuar për shkak të pagës së lartë të Keitas, por drejtori i Interit, Piero Ausilio, është një tifoz prej kohësh dhe do të ishte më i përgatitur për ta diskutuar këtë. /Telegrafi/