Telegrafi

Muti kishte tradhtuar të dashurin me Celentanon

Pas disa ditësh aktorja italiane Ornella Muti do te mbushe 60 vjeç dhe për këtë arsye ajo do te jete protagoniste e një interviste te gjate për njërën prej revistave te njohura italiane Grazia.

Mësohet se ne këtë interviste ajo ka treguar edhe për një marrëdhënie te saj te kahershme me këngëtarin e famshëm Adriano Celentano.

E pëlqyer dhe ne fokusin e shume aktoreve dhe regjisoreve te tjerë, Ornella pranon se rasti i Celentano-s ka qene i vetmi ku ajo ka tradhtuar partnerin e saj, te atehershem, Federico Fachinetti.

Ndërsa sa i takon marrëdhënies se saj aktuale, aktorja italiane thotë se ai (partneri), është tashmë një person nevojën e te cilit nuk e ndjen, por pranon se nëse ai do ta urojë atë për ditëlindje, kjo do ta gëzojë atë personalisht.

Më pas ajo shton se me kalimin e viteve dhe pasi një grua ka përfunduar misionin e saj kryesor, atë të sjelljes të jetë të fëmijëve, një çift në kuptimin tradicional të fjalës nuk ka përse të ekzistojë më domosdoshmërish.

“Dashuria ime e vërtetë tani është Alessandro”, nipi i saj i vogël nga vajza Carolina. /Ikub/