Site icon Telegrafi

Mustang Shelby debuton në Detroit

Në panairin e veturave në Detroit ka debutuar edhe versioni i ri i Mustangut të ri, pra Shelby GT350R.

Ford Mustang Shelby GT350R është prezantuar si version Coupe, por ka ide edhe për versionin Cabrio, por ende nuk është zyrtare.

Të kujtojmë, kjo veturë me Aero Body Kit përfshin një spoiler të pasmë të fiksuar me ngjyrë të zezë, amortizatorët të modifikuar, shiritat garuese, kapakun e motorit me vrima për ajrosje, rrotat e reja, sistemin sportiv të shkarkimit, frenat e forta etj.

Sa i përket enterierit, ky version posedon ulëset sportive, timonin sportiv dhe etiketat Shelby.

Po ashtu posedon edhe një motor të fuqishëm prej 5,2-litër, V8 me kapacitet prej më shumë se 500 KF. /Koha/

Exit mobile version